Lenovo ka nxjerrë dy modele të rinj lap top-i, pjesë e familjes ThinkPad. Bëhet fjalë për “notebook” super të fuqishëm, të krijuar për një përdorim profesional.

Për herë të parë vjen procesori Intel Xeon, që deri më sot është përdorur në kompjuterët e versionit desktop.

Veçori tjetër e këtyre dy modeleve, P50 dhe P70, është ekrani ultra HD, Ram 64 GB dhe një memorie prej një Terabyte.

“Këto pajisje të reja kanë një karakteristikë deri tani të paarritshme nga një “notebook”, duke e bërë laptopin më të mirë se kurrë. Duam që përdoruesit të sigurohen se kanë të gjithë instrumentët e nevojshëm për të përdorur këtë shpikje të re. Për këtë kemi rritur standardet”, ka thënë Victor Rios, përfaqësues i Lenovo.

Top Channel