Kurbin, asgjësohen 130 bimë kanabis; në pranga 2 vëllezër

13/08/2015 00:00

Agjentë të komisariatit të policisë në Kurbin, në vijim të operacioneve për gjetjen dhe asgjesimin e narkotikëve, kanë asgjesuar pasditen e kësaj të enjteje mbi 130 bimë, si dhe kanë arrestuar dy kultivuesit.

Lajmi bëhet i ditur nga burime policore lokale, sipas të cilave aksioni është ndërmarrë pas informacioneve të mbledhura në rrugë operative.

Në pranga kanë rënë dy vëllezërit Mehdi dhe Gëzim Lilaj, përkatësisht 30 dhe 44 vjeç dhe banues në fshatin Gjorëm, saktësojnë burimet.

Bimët narkotike janë gjetur nga uniformat blu në oborrin e pasëm të banesës së këtyre shtetasve, me lartësinë e tyre që varionte nga 2 deri në 4 metra.

Top Channel