Inxhinierët britanikë dhe ata zvicerianë kanë zhvilluar një sistem robotik që mund të evoluohet dhe të përmirësojë performancën e vet.

Një krah i robotit ndërton “fëmijë” që mund të përmirësohen me kalimin e kohës dhe që mund të lëvizin pa ndërhyrjen e njeriut.

Qëllimi i këtij projekti është ndërtimi i robotëve që mund të përshtaten me mjedisin përreth.

Ata që mendojnë se robotët mund të marrin në dorë fatet e botës, nuk duhet të shqetësohen… për momentin. Në këtë fazë, këto robotë janë të përbërë nga kuba plastikë me një motor brenda.

Edhe pse konfigurimi është i thjeshtë, sistemi në vetvete është gjenial.

Top Channel