Facebook synon të rivalizojë me Periscope dhe Meerkat duke hedhur hedhur në treg platformën e vet të transmetimit të drejtpërdrejtë.

Platforma quhet “Live” dhe, të paktën për momentin, është vetëm për një grup të caktuar personash. Ai është krijuar posaçërisht për aktorë, muzikantë apo sportistë të famshëm që dëshirojnë të ndajnë drejtpërdrejtë me fansat e tyre pamje nga jeta e përditshme, të organizojnë sesione pyetje-përgjigje, të njoftojnë të reja apo thjeshtë të ndajnë me 900 milionë përdorues aktivë momente të jetës së tyre.

 Facebook sqaron se në momentin kur nis një transmetim i drejtpërdrejtë, fansave do t’u shfaqet në sektorin Neësfeed. Ata mund ta pëlqejnë, shpërndajnë apo komentojnë për këtë gjatë kohës që video transmetohet. Në të njëjtën kohë mund të shihet edhe numri i personave që po e ndjekin në kohë reale, ndërsa vetë të famshmit mund të zgjedhin të komentojnë ose thjesht ta fshehin këtë sektor.

Dizavantazhi i Facebook në krahasim me Periscope të Tëitter-it dhe Meerkat, është se platforma e tij nuk është për masat, ndërsa avantazhi lidhet me faktin që video e transmetuar drejtpërdrejtë nuk fshihet menjëherë siç ndodh me Meerkat dhe pas 24 orëve si te Periscope. Pamjet do të qëndrojnë në rrjet deri në momentin kur autori i tyre vendos t’i fshijë. 

Top Channel