NASA publikoi javën e kaluar pamjet e drejtpërdrejta nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar. Në video shihet në sfond një objekt fluturues ngjyrë rozë që ka rigjallëruar teoritë konspirative.

Objekti fluturon me shpejtësi dhe konspiracionistët besojnë se ai është një objekt fluturues alien, me gjasa me mision mbledhës informacioni për planetin tonë.

Zërat përforcohen më shumë nga refuzimi i Agjencisë Hapësinore Amerikane për të komentuar mbi këtë objekt fluturues. 

Kjo video mbërrin pas asaj të muajit qershor, kur NASA ndërpreu papritur transmetimin e drejtpërdrejtë ngë Stacioni Hapësinor pas shfaqjes në ekran të tre objekteve misterioze të ndriçuara që fluturonin në orbitën e tonë.

Për konspiracionistët këto dy ngjarje vërtetojnë se nuk jemi të vetëm në univers, e për më tepër jemi duke u vëzhguar nga alienët.

Top Channel