Shkëlqimi dhe “rënia” e Shaqirit. Akord me Stoken, pritet zyrtarizimi

10/08/2015 00:00

Xherdan Shaqiri është gjithnjë e më pranë Stoke City në kampionatin anglez. Sipas medias dedikuar kësaj skuadre, “Stoke Sentinel”, klubi anglez ka gjetur më në fund edhe akordin me lojtarin, pasi me Interin e kishte arritur prej kohësh për rreth 17 milionë euro.

Shqiptaro-zvicerani ka qenë në Angli edhe gjatë fundjavës, ku është parë të ndiqte ndeshjen Stoke-Liverpool në “Britannia Stadium”, por këtë të hënë ka kryer edhe vizitat mjekësore duke i kaluar me sukses ato, siç konfirmon edhe “Telegraph”.

Edhe pse mungon ende zyrtarizimi, “gjerdani i artë” nga Kosova pritet të luajë në Britani, pavarësisht se fjalën e fundit duhet ta thotë Bayern Munchen për këtë transferim, pasi në janar të këtij viti e la zviceranin të kalonte tek Interi, por me të drejtë riblerjeje.

Top Channel