Apple i ka bërë edhe një rregullim tjetër të vogël sistemit të tij të operimit iOS 9. Ata që po merren me këtë “software” kanë zbuluar se sistemi i ri do të monitorojë lidhjen Wi-Fi dhe kur sinjali do të bjerë, do të bëhet menjëherë kalimi automatik në 4G ose 3G.

Kjo do të thotë që për asnjë moment nuk do të ketë shkëputje nga interneti.

Në sistemin e operimit iOS 8, kur një përdorues lidhet me Wi-Fi, edhe kur sinjali bie, celulari qëndron i lidhur dhe kalimi në 4G ose 3G bëhet vetëm manualisht.

Ky ndryshim automatik quhet Wi-Fi Assist dhe mund të lejohet të hyjë në punë në menunë “Settings” në iOS 9. Gjithsesi, ata që i kursejnë ofertat e internetit në celular, duhet të bëjnë kujdes pasi mund të jenë duke e shpenzuar ofertën duke menduar se janë të lidhur me Wi-Fi.

Top Channel