Kosovë, policia arreston 10 veteranë të UÇK-së

07/08/2015 00:00

Policia e Kosovës ka arrestuar  dhjetë veteranë të luftës së UÇK-së për dëmet e shkaktuara në ambientet e institucioneve të Kosovës. Lajmin e konfirmoi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se arrestimet janë bërë menjëherë pas përfundimit të protestës, rreth orës 13:00.

Ajo bëri të ditur se protesta e sotme ka qenë e dhunshme ku veteranët kanë dëmtuar rrethojat qeveritare, kanë thyer xhamin e kabinës së policisë dhe kanë dëmtuar një automjet zyrtar.

Ahmeti nuk i bëri publikë emrat e të arrestuarëve me arsyetimin se ata ende po intervistohen nga hetuesit policorë. Mediat në Kosovë kanë shkruar se në mesin e të arresutarve është edhe Kryetari i Këshillit Organizativ, Xhevdet Qeriqi.

Top Channel