“The Dark Side of the Moon”…nuk bëhet fjalë për albumin e bandës së njohur të rokut progresiv, Pink Floyd, por për kapjen e anës së padukshme të satelitit tonë të vetëm natyror, të fiksuar nga një sondë e NASA-s.

Sonda DSCOVR ka fotografuar nga një distancë prej 1.6 milionë kilometra Hënë teksa ‘vallëzon’ përpara Tokës. Ajo që vihet re është se ana e errët e satelitit tonë nuk është aq e errët sa ç’mendohej.

Shkencëtari Adam Szabo tha se është mahnitëse diferenca e dritës mes Tokës dhe Hënës.

Hera e parë e kapjes së “anës së errët të Hënës” në aparat fotografik ka ndodhur në vitin 1959 nga sonda sovjetike Luna 3.

Top Channel