Makthi i të gjithë atyre që bëjnë udhëtime të gjata me biçikletë është t’i mbarojë bateria e celularit në një vend të izoluar. Por, një pajisje e re që vendoset në rrotën e biçikletës e zgjidh edhe këtë problem.

CydeKickPro është një karikues që merr energji nga pedalimi dhe e çon atë energji për karikimin e celularit. Krijuesit e këtij karikuesi të veçantë thonë se çiklisti nuk e ndjen aspak pajisjen gjatë pedalimit.

“CydeKickPro përdor induksionin elektromagnetik për të krijuar energji”, thonë amerikanët e Spinetics.

Top Channel