Nuk e dimë cila gjë ju mërzit më tepër: Fakti që telefoni juaj smart s’ka bateri apo që i njëjti nuk ju rri mirë në xhinset tuaja.

Sidoqoftë, në linjën e re të “Joe Jeans” të quajtur #Hello të dy këto probleme zgjidhen njëherësh. Pasi kompania ka dizejnuar një model shumë të veçantë xhinsesh.

Këto xhinse, që nuk kushtojnë aspak lirë pas për t’i pasur duhet të shpenzoni rreth 200 dollarë, kanë një hapësirë të veçantë nga mbrapa të quajtur “xhepi i baterisë” që mund të karikojë telefonin iPhone 5, 5S dhe 6 i cili qëndron në një tjetër xhep afër atij të baterisë.

Telefoni juaj smart karikohet përmes një baterie që lidhet me telefonin tuaj përmes një fishe që vështirë se dallohet nga ndonjë tjetër. Bateria që karikon telefonin tuaj do të kushtojë rreth 50 dollarë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel