Kosova, me normën e interesit më të ulët në rajon

05/08/2015 00:00

Bankat e Kosovës dalin me kreditë më të ulëta në rajon. Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balij, ka bërë të ditur se norma mesatare e interesit për kredi tanimë është 7.6% e raportuar në fund të muajit qershor 2015.

Ai tha se viti 2015 ka qenë një vit i paprecedent në rënien e normave të interesit për kredi në 15 vitet e fundit në Kosovë, duke iu mundësuar kështu qytetarëve dhe bizneseve një qasje shumë më të lehtë në kredi.

“Tanimë Kosova është nën mesataren e rajonit dhe shpresojmë që kjo do t’i kontribuojë pozitivisht ekonomisë së vendit”, tha Balija përmes një komunikate për shtyp.

Në bazë të të dhënave të publikuara nga Banka Botërore, normat e interesit për kredi në vendet e Ballkanit Perëndimor në fund të vitit 2014 kanë qenë: Shqipëria me 8.7%, Bosnia dhe Hercegovina me 8.7%, Maqedonia me 7.5%, Mali i Zi me 9.4% dhe Serbia me 14.8%.

Top Channel