Aksident rrugor në Prishtinë, humb jetën një 6-vjeçar

05/08/2015 00:00

Një fëmijë 6-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.

Sipas policisë, aksidenti fatal ka ndodhur rreth orës 14:45 të së mërkurës dhe ka përfshirë dy automjete dhe një këmbësor.

Të gjitha njësitet kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin.

Top Channel