Prishtinë, veteranët e UÇK-së protestojnë para qeverisë; sulmohet me shishe zv.kryeministri Thaçi

03/08/2015 00:00

Dhjetëra vetëranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë mbledhur para selisë së qeverisë për të protestuar ndaj vonesave të zbatimit të ligjit për vlerat e luftës.

Kryetari i këshillit organizativ të protestës, Xhevdet Qeriqi tha se protesta do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të veteranëve. Ai tha se kanë kërkuar takim me përfaqësues të qeverisë, por deri tani askush nuk i ka pranuar.

Ndërkohë, teksa po mbahej protesta, zëvendëskryeministri Hashim Thaçi është parë nga protestuesit duke dalë nga godina. Në drejtim të tij janë hedhur shishe uji, si dhe janë brohoritur sharje të tipit “hajnë”, “gënjeshtar” dhe “mashtrues”.

Aktualisht para kangjëllave të godinës së qeverisë ndodhen rreth 40 protestues.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel