Shefi i përkohshëm i Twitter, Jack Dorsey ka folur për një transformim të rrjetit social, që supozohet të bëhet më i ngjashëm me Facebook. Ai është shprehur se nuk do të kursejë asgjë për të mirat e kësaj faqe dhe ka sugjeruar një “timeline” pa filtër për postimet, duke u bërë pak a shumë si “News Feed” i Facebook.

Twitter shënoi një rënie me 11% pas mbylljes së bursave, pasi shërbimi konfirmoi se ishte ende duke punuar për shtim të numrit të përdoruesve.

Kjo do të thotë se Twitter është duke parë sistemin e Facebook, për të përdorur algoritmet komplekse për vlerësimin e postimeve për nga rëndësia, se sa nga koha kur janë postuar.

Twitter ka prezantuar tashmë karakteristikën e re, duke treguar postimet më popullore që përdoruesi mund të ketë humbur nga hyrja e tij e fundit në rrjetin social. Dorsey thotë se postimet do të shfaqen nën titullin “teksa ju nuk ishit”, dhe mendon se do të zgjerohet dhe më tej.

Për ta bërë Twitter dhe më popullor, Dorsey thotë se kompania ka nevojë për komanda më të thjeshtëzuara, që njerëzit të mësojnë ta përdorin sa më shpejtë, dhe tregu të ketë një platformë më të mirë. Kështu njerëzit do të mësojnë rëndësinë e Twitter.

Top Channel