Një dizenjues nga Hong Kongu ka nxjerrë një libër revolucionarizues që transformohet në mobilje. Ky krijim i quajtur Bookniture mund të hapet dhe të bëhet karrige ose tavolinë e vogël.

E bërë nga një letër ricikluese, njerëzit mund ta marrin atë me vete si një karrige portative, ose ta lënë në shtëpi si një mobilje shtesë.

Dizenjatorit Mike Mak, 30 vjeç, i erdhi ideja pasi nuk kishte vende të mjaftueshme për tu ulur në shtëpinë e tij, kur i vini miq. “Më pëlqen të kem shumë miq në shtëpi, por nuk kam asnjëherë vende të mjaftueshme për të gjithë, dhe ulemi në dysheme. Unë dëshiroja vërtetë një karrige që të mos zinte shumë vend dhe ta përdor kur të më duhet. Një ditë, një hapësirë boshe në raftin e librave më tërhoqi vëmendjen. Kështu më lindi ideja e krijimit të Bookniture, mobilje e fshehur në një libër”, ka thënë Mak.

Ky libër me përmasa 33cm x 18 cm, zmadhodhet 14 herë më shumë kur hapet dhe mund të mbajë një peshë deri në 1 kuintalë. Ai është me dy ngjyra, kafe ose e zezë lëkure, dhe mund të blihet për 57 paund në faqen e internetit Kickstarter.

Top Channel