Një platformë “telefonike” do të ndihmojë personat me sindromin Down të lëvizin në qytet për të arritur vendet ku dëshirojnë, falë një aplikacioni në një smartphone i lidhur me një tastierë.

Projekti, bën të ditur Ansa, deri tani është testuar në 15 persona dhe është pagëzuar me emrin “Smart Angel”. Ai ka marr çmim nga Microsoft si “prodhimi më i mirë i programeve” dhe është realizuar në Genova nga konsorciumi Softjam.

Projekti, me vlerë 1 milionë euro, lindi më 2013, në fushën e kërkimeve të shkencës mbi jetën, në bashkëpunim edhe me qendrën italian të personave me sindromin Down, Institutin e Teknologjive Didaktike dhe departamentin e inxhinierisë në Universitetin e Genova.

Top Channel