Mbi 5 mijë aplikacione për Android, iOS dhe Windows shkarkojnë mesazhe reklamuese të fshehura, që nuk shihen nga përdoruesit dhe që “hanë” deri në 2 Giga internet në ditë.

Raportimi vjen nga Forensiq, sipas së cilës janë “infektuar” rreth 12 milionë smartphone në të gjithë botën. Dëmet për shoqërinë, që paguajnë për shfaqjen e tyre si të ishin të vërteta, do të jenë plot 1 miliard dollarë në 2015. Në bazë të mostrës së ekzaminuar, 15% e aplikacioneve mund të kenë një përmbajtje të tillë.

Kërkuesit kanë përdorur një algoritëm që gjurmon sjelljet e aplikacioneve, si numri i shfaqjeve në një minutë, apo lidhja dhe platformat e ndryshme në një farë kohe shumë të shkurtër.Nga një verifikim i parë janë gjetur mbi 5 mijë aplikacione “të dyshimta”, të shkarkuara nga mbi 12 milionë smartphone në SHBA, Europë dhe Azi.

“Këto aplikacione mashtruese gjenerojnë trafik nëpërmjet platformave të reklamave, me mbi 1100 lidhje në minutë. Programet e fshehura në brndësi të tyre japin klikime, dhe e lidhin telefonin me faqjen e vendosur në reklamë, pa e ditur përdoruesi. Në total 14.64 përqind e aplikacioneve që janë testuar ishin në rrezik të lartë për këtë tip mashtrimi”, thuhet në raportin e Forensiq.

Top Channel