Shumë prej nesh kur shkojmë në punë, gjëja e parë që bëjmë është të nxjerrim smartphone-in nga xhepi ta vendosim afër kompjuterit të punës, për të parë nëse kemi thirrje telefonike apo mesazhe.

Me këtë në mendje, monitori i ri i Samsungut, SE370 do të ketë në vetvete një paisje që ushqen telefonin nëpërmjet wireless. Bateria e telefonit do të ushqehet normalisht gjatë kohës që jeni në punë, dhe nëse pas pune do t’ju duhet të dilni me miqtë. Por veç kësaj do të ishte më e lehtë të vendosje telefonin poshte monitorit të kompjuterit dhe ai të ushqehej vetë.

Sipas The Verge, nëse kemi një telefon që suporton ushqimni standard me wirless, si Samsung Galaxy S6 apo LG G3, atëherë një monitor i tillë, SE370 do të ishte shumë i vlefshëm. Ky monitor do të ketë dhe AMD FreeSync. Megjithatë nuk dihet ende çmimi dhe nëse është i vlefshëm për momentin.

Top Channel