Apple Watch që nga muaji gusht do të fillojë të shitet edhe në Best Buy. Lajmi është konfirmuar nga këta të fundit, të cilët kanë thënë se ora intelegjente do të shitet në të gjitha pikat në Shtetet e Bashkuara.

“Apple Watch hyn në grupin e produkteve shumë të rëndësishme, të cilat kërkohen edhe nga klientët tanë”, thuhet në njoftimin e Best Buy. Po ashtu, ky produkt mund të blihet edhe online.

Megjithatë, në Best Buy mund të gjeni vetëm Apple Watch dhe Apple Watch Sport, dhe jo versionin me ari prej 10 mijë dollarësh Apple Watch Edition.

Kjo është hera e parë që Apple Watch shitet edhe në pika të tjera, jo të kompanisë Apple.

Kohët e fundit është raportuar se ky produkt mund të jetë një dështim, për shkak të shitjeve të dobëta, por kompania refuzon ta quajë kështu, pasi thonë se janë të kënaqur me shitjet.

Top Channel