Sipas një njoftimi të bërë nga LG Display, kompania është duke investuar 910 milionë dollarë në linjën e re të ekranëve të përkulshëm OLED.

Kjo teknologji është e sigurtë për të ardhmen e ekranëve të telefonëve. LG planifikon të prodhojë katër herë më shumë në të ardhmen, se sa po prodhon tani.

Fabrika Gumi në provincën Gyeongbuk në Kore është e vetmja që do të marri të gjithë investimin për të përdorur fletë substrate, për të prodhur 7500 ekrane në muaj. Seria e 6-të e ekranëve OLED do të hyjë në fazën e prodhimit në tremujorin e parë të 2017.

Ekrani fleksikbël OLED më në fund ka hyrë në telefonat e zakonshëm në treg. Disa smartphone përdorin këtë teknologji si LG G4, G Flex 2 dhe Samsung Galaxy S6 Edge.

OLED është pika kyçe që LG është e vendosur të ecë përpara. Kjo nuk është e fundit dhe ndoshta në të ardhmen do të kemi më shumë modele të telefonave të përkulshëm.

Top Channel