Microsoft po përgatitet të nxjerrë dy pajisje të reja Lumia për sezonin e pushimeve. Qendra e Windows raporton se të dyja pajisjet do të përfshijnë një skaner të irisit të syrit për të përdorur telefonin.

Kjo është pjesë e Windows Hello, që do përfshihet me Windows 10.

Qendra e Windows raporton se Lumia 950 XL do të këte dhe lapsin teknologjik dhe një mbulesë të re për një akses më të mirë tek njoftimet. Ky version do të dalë në treg më vonë gjatë këtij viti. The Verge konfirmon se këto të dhëna janë të sakta.

Nuk është ende e qartë se kur planifikon Microsoft të nxjerrë dy pajisjet e reja, por qëndra e Windows thotë se Lumia 950 dhe 950 XL nuk do të ofrohet nga Verizon.

Top Channel