Shqipëria ia kalon Italisë dhe Greqisë për numër përdoruesish të internetit. Një kërkim i realizuar nga Instituti i Internetit në Universitetin e Oksfordit, ka matur për çdo vend numrin e përdoruesve të internetit, në raport me popullsinë.

Shqipëria renditet në vendet ku interneti përdoret nga 60- 80% e popullsisë. Ajo lë pas vendet fqinje mjaft të zhvilluara, si Italia, Greqia, dhe Turqia, të cilat përqindjen e popullsisë që përdorin internet e kanë 40-60%. Vendi ynë renditet në të njëjti nivel me Spanjën, Portugalinë e Brazilin.

Harta është realizuar duke përdorur të dhënat e Bankës Botërore që nga viti 2013, për përdoruesit e internetit dhe popullsinë. Pesë vendet kryesore me mbi 80 për qind të përdoruesve të internetit janë në Europë, Amerikën e Veriut dhe Oqeani.

Mark Graham, një prej studiuesve thotë: “Është e rëndësishme të theksojmë dhe të kujtojmë se pavarësisht impaktit që interneti ka në të përditshmen e disa njerëzve, pjesa më e madhe e popullsisë së planetit nuk përdorin internet. Edhe sot, vetëm pak më shumë se 1/3 e njerëzve kanë akses në internet”.

Top Channel