Microsoft vjen sërish me një tjetër aplikacion nga njësia e saj Microsoft Garage, dhe ky është një postë të re elektronike, të quajtur Send. Kompania e përshkruan Send si një zgjidhje “merr dhe jep” për postën, duke u fokusuar tek thjeshtësia dhe shkurtësia, shkruan The Verge.

Por ajo duket më shumë si një aplikacion mesazhesh se sa një postë elektronike tipike. “Send ju jep thjeshtësinë, mesazhe të shpejta që ju japin mundësinë të bisedoni me të gjithë kolegët tuajj dhe të keni të gjithë komunikimin tuaj në Outlook për referencë më vonë”, ka shkruar në blogun e saj skuadra e Outlook.

Aplikacionin mund ta përdorin vetëm biznesmenët apo studentët që përdorin Office 365. Send përdor këtë funksion për të treguar kontaktet që keni folur së fundmi, dhe më shpesh. Pra, nuk shihni të gjithë postën tuaj elektronike. Për më tepër Send ka vetëm mesazhet që keni nisur në këtë aplikacion. Për postime të gjata ju duhet të hapni Outlook në celularin tuaj.
“Me Send nuk ka nënshkrime, titull postimi apo përshëndetje. Dizenjimi ynë kryesor është bërë për të bërë një bisede të thjeshtë dhe për të mbajtur kontakte me njerëz që janë të rëndësishëm për ju”, thotë Microsoft.

Top Channel