Funksioni Amarcord për Google Maps: shërbimi popullor i hartave që na ndihmon të rivizitjmë vendet ku kemi qënë, duke futur funksionin “Your Timeline”.
Na bën të shohim të gjitha lëvizjet tona, falë GPS-it të telefonit, dhe bashkë me hartën edhe fotot që kemi bërë në ato vende.
Funksioni është privat, domethënë mund ta shohë vetëm përdoruesi, dhe është i disponueshëm vetëm nëse zgjedh opsionin e memorizimit të “location history”, domethënë kronologjinë e vendeve që kemi vizituar në Google.
Për të hyrë në “Your Timeline” mjafton të prekësh ikonën në Google Maps: ajo e tre vijave paralelem, në të majtë të faqes ku futen fjalët kyçe që përdorim për të gjetur vende. “Your Timeline” do të jetë i disponueshëm gradualisht si në versionin për kompjuter të Google Maps dhe në Android.
Top Channel