Twitter bën një tjetër hap në sigurinë e përdoruesve. Kjo vjen pas masave shtrënguese mbi abuzimet, dhe thjeshtësimin e procedurave për raportimin e një rasti abuziv.

Rrjeti social ka lançuar një Safety Center, një faqe interneti që mbledh të gjitha të dhënat për sigurinë në web. Në safety.twitter.com, që për momentin është i disponueshëm vetëm në gjuhën angleze, ka dhe tre sektorë dedikuar adoleshentëve, prindërve apo mësuesve.

Në sektorin e adoleshentëve janë të dhënat bazë për postime të sigurta, shpjegohet se çfarë duhet bërë nëse sulmohen nga hakerët, si të mbajën kompjuterin të lirë nga viruset, dhe të kenë një fjalëkalim të sigurtë. Ndërsa mësuesve u këshillohet që të informojnë studentët mbi bllokimin e përdoruesve shqetësues dhe të sinjalizojnë abuzimet.

“Safety Center është rezultat i punës që ka bërë Twitter me ekspertë të sigurisë online”, thuhet në një njoftim të kompanisë.

Top Channel