Shtëpia e Bardhë ka krijuar një llogari në Twitter për të promovuar marrëvsejen ndërkombëtare me Iranin për programin bërthamor.

@TheIranDeal i bën thirrje njerëzve të bëjnë pyetjet e tyre dhe premton se do të ketë “të dhëna të drejta”.

Zëdhënësi i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest tha se llogaria do të shërbejë si një forum për ata që janë përfshirë në negociimin e marrëveshjes.

Përveç kësaj, Shtëpia e Bardhë ka hapur dhe një seksion në faqen e vet në internet ku ofron të dhëna, grafikë dhe video. Kongresi ka 60 ditë për të rishikuar marrëveshjen, e cilaështë kundërshtuar fort nga republikanët.

Top Channel