Të gjithë adhuruesit e “selfie”-ve e dinë se për shkrepjen e duhur nevojitet që të ketë ndriçim të mjaftueshëm, sidomos kur është errësirë.

Prandaj, japonezja Julie Watai ka shpikur unazën që bën dritë e që vendoset në telefonin tuaj smart.

Kjo pajisje që quhet “Kira” ka një hapësirë në mes që nuk pengon kamerën, ndërsa e gjithë rrethi i saj bën dritë. Pajisja punon me dy bateri AA ose 1.5 V.

Watai nuk ka bërë të ditur se kur do të jetë në treg kjo pajisje dhe se sa do të kushtojë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel