Të ardhurat dhe fitimet kanë lulëzuar nga shitjet e iPhone dhe nga kërkesa e madhe kineze. Por Apple zhgënjen dhe humb në bursë pas disa orësh mbi 7%.

Gjendje e keqe dhe për Microsoft, me (-3.9%), që regjistron tremujorin më të rëndë në historinë e tij: 3.2 miliardë dollarë humbje për zhvlerësimin e 7.5 miliardë dollarë të Nokia dhe kosto të tjera për ristrukturimin. Ndërsa Yahoo! humb vetëm 1% në këtë tremujor, por me të ardhura në rritje.

Apple mbyll tremujorin e tretë me të ardhura në rrije prej 49.6 miliardë dollarë, nga 37.4 dollarë e të njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Ndërsa për tremujorin e katërt kjo kompani parashikon të ardhura 45-51 miliardë dollarë.

“Kemi patur një tremujor të shkëlqyer, me një rritje të shitjeve të iPhone me 59% krahasuar me vitin e kaluar, shitje të mëdha dhe të Mac, shërbimet kryesore të App Store, një fillim i mirë për Apple Watch”, thotë administratori i deleguar Tim Cook, duke theksuar se “entuziasmi për Apple Music ka qënë i pabesueshëm, dhe mezi presim orën për të lançuar iOS9, OS X El Capitano dhe watxhOS 2 për klientët në vjeshtë.

“Kemi gjeneruar të ardhura në 15 miliardë dollarë, dhe i kemi rikthyer 13 miliardë dollarë aksionistëve nëpërmjet programit tonë të rikthimit të kapitalit”, thotë administratorja e deleguar e Yahoo!, Marissa Mayer, duke shprehur kënaqësinë për rezultatet.

Humbjet më të mëdha regjistrohen për Microsoft për shkak të zhvlerësimit të Nokia-s. Të ardhurat kanë zbritur me 5.1% në 22.18 miliardë dollarë.

Top Channel