Samsung ka njoftuar lëshimin e Galaxy Tab S2, një tableti të hollë i cili vjen me dy madhësi të ndryshme të ekranit: 8-inç dhe 9.7-inç.

Të dy pajisjet kanë karakateristika të ngjashme, me octa-core, 1.99GHz/1.3GHz procesor, me kamerë 8 megapikselëshe dhe 2.1 megapiksel kamera nga para. 3GB RAM si dhe 32 ose 64GB memore me mundësi për të shtuar përmes kartës microSD.

Të dy pajisjet janë super të holla me 0.22 inç, ndërsa kanë dallime ne peshë, pasi modeli 9.7-inç ekran peshon 389 gramë, ndërsa tjera peshon 265 gramë.

Galaxy Tab S2 ka 2.048×1.536 rezolucion, njëjtë sikurse iPap dhe iPad mini, por që janë më të përshtatshme për të lexuar ose shikuar video.

Që muajin gusht pajisjet do të jenë në treg në të gjithë botën, ndërsa çmimi ende nuk është bërë i ditur.

Top Channel