Nissan mund të ndjekë gjurmët e Renault për blerjen e baterive për makinën e saj të ardhshme elektrike. Kështu ka thënë shefi ekzekutiv Carlos Ghosn në një intervistë për Wall Street Journal.

Ndoshta, ka thënë Ghosn, Nissan do të përdorë bateritë LG Chem. “Ne kemi hapur konkurrencën për baterinë në biznesin tonë, në mënyrë që të kemi bateritë më të mira. Për momentin ne mendojmë se LG bën bateritë më të mira”, ka thënë shefi ekzekutiv për WSJ.

Top Channel