iSperm, programi që do u vijë në ndihmë meshkujve

17/07/2015 00:00

Sam Wang është një rritës derrash, dhe ai ka gjetur një mënyrë për të rritur normën e mbarështimit në fermën e tij me 20 për qind. Ai përdor aplikacionin iSperm, një pajisje analitike që ai e ka përshtatur për iPad Mini. Ajo jep rezultate të menjëhereshme të cilësisë së spermës së kafshëve. Lajmi raportohet nga agjencia e lajmeve Reuters.

“Pasi përdora iSperm, e cila është mjaft e saktë në llogaritjen e përqëndrimit të spermës, të dhënat e saj mund të përdoren si bazë për hollimin. Krahasuar me të kaluarën, ku hollimi i spermës bëhej me sy të lirë, ne mund të përshkallëzojmë normën e pjellorisë me 20 për qind”, thotë Wang Wen Chu, menaxher i farmës.

Vëllai i Wang mbledh spermën e derrave manualisht. Një mostër ai e lidh me iPad, dhe imazhet shfaqen në kamerën që ai ka ndërtuar.

“Në këtë moment ajo tregon përqëndrimin dhe jetëgjatësinë e spermës, por sipas formëas së saj, ka ende nevojë për tu vëzhguar dhe analizuar nga sytë tanë. Megjithatë, fuqia e iSperm, është se ne mund të shohim qartë formën dhe performancën”, vijon Weng.

Programuesi tajvanez nuk ëshë i interesuar vetëm për fertilitetin e derrave. Ai tashmë ka hyrë në tregun për fertilitetin njerëzor, me një vlerë prej 40 miliardë dollarë. Duke i dhënë mundësi meshkujve të përdorin iSperm në shtëpi do të jetë më e lehtë dhe më pak e sikletshme për të testuar cilësinë e spermës. Programi iSperm mund të marr aprovimin e FDA në SHBA vitin e ardhshëm, dhe do të shitet pas pak muajsh, përfundon Reuters.

Top Channel