Makina e parë me energji diellore… në Afganistan

16/07/2015 00:00

Afganistani tashmë ka makinën e parë me energji diellore në rrugët e tij. Al Jazeera shkruan se inxhinieri që ka dizenjuar këtë makinë, shpreson që të prodhohet në masë nga afganët.

Megjithatë shoferët në Afganistan përballen me trafikun kaotik, të nxehtin e tmerrshëm, që ndikon në prishjen e frenave, dhe që ka shkaktuar dhe aksidentin ep arë të makinës me energji diellore.

Wahidullah Sabawon, njeriu që bëri projektin, mendon ende për një të ardhme për makinë me energji diellore në Afganistan. Ai shpreson që investitorët një ditë do të tregojnë interes dhe thotë që pasi ka marrë edukim falas në vend, dëshiron t’i kthejë reston shtetit.

Top Channel