Amazon Studios, pjesë e Amazon që merret me programin e spektakleve televizive dhe filmave, ka blerë filmin e ri të Spike Lee, që do të jetë filmi i parë origjinal i Amazon.

Filmi, që ka ende titullin provizor “Chi-rag”, ka në kastin e tij aktorët Nick Cannon, Jennifer Hudson, John Cusack dhe Samuel L. Jackson.

Filmi është xhiruar në Çikago dhe ka si temë dhunën në qytet. “Do të isht e pamundur të gjeje një regjisor më të mirë se Lee për të lançuar në studio, konfirmon Amazon.

Top Channel