Kur flitet për raportin njeri/ smartphone vihet re një diferencë e madhe mes atij që e sheh telefonin si një mjet që lehtëson aktivitetet e përditshme dhe atij që e konsideron si një pjesë të qënësishme të vetes së tyre. Për këtë sjelljen e fundit duhet të shqetësohemi.

Megjithatë ka ende njerëz që kanë një raport të ekuilibruar me telefonin. Ja disa shenja që ju tregojnë që keni një raport të shëndetshëm me telefonin tuaj dhe jo varësi ndaj tij.

Dita juaj nuk fillon e mbaron me përditësimet e statuseve në Facebook
Kur zgjoheni në mëngjes ndoshta preferoni të meditoni apo të bëni ushtrime. Ose preferoni të shkruani ndonjë faqe të ditarit, apo të puthni personin tuaj të dashur. Në çdo rast nuk është parashikuar prezenca e telefonit. Cilësia e gjumit tuaj ju është mirënjohës për këtë.

Kur harroni telefonin në shtëpi ju zë paniku
Përkundrazi, të përballosh një ditë pa telefon është si të marrësh ajër të freskët. Ndiheni të lehtësuar, të lirë dhe më shumë ‘njerëzor’. Në fund të ditës, kur ta merrni, mos kini ankthin e rekuperimit të atyre mund të keni humbur.

Mos ndjeni detyrën tu përgjigjeni menjëherë çdo mesazhi
E mira e mesazheve është që mbeten në memorien e telefonit, derisa të jeni gati ti lexoni dhe të përgjigjeni. Merrni kohën e nevojshme, dhe kjo është diçka fantastike.

Nga ana tjteër mos bëni si të çmendur nëse të tjerët nuk ju përgjigjen menjëherë
Duhet të kuptoni që mund të jenë të zënë me gjëra të tjera, ashtu si ju. Nëse nuk përgjigjen brenda 35 sekondave, nuk do të thotë që ju urrejnë apo janë të zemëruar me ju. Vazhdoni të merrni frymë normalisht sikur të keni nisur ndonjë bisedë. Dhe kjo është e shëndetshme.

Lëreni trurin tuaj të arkivojë kujtimet më të rëndësishme, jo telefoni
Kujtesa juaj është e stërvitur mirë. Mbajeni telefonin larg nga ky ekuilibër, duke patur më shumë vëmendje në informacionet më të mëdha, duke mbajtur mendjen dhe kujtimet tuaja më të gjalla.

Dhe e fundit, edhe pse smartphone-ët janë gjenialë, në fund të fundit duhet të dini që asgjë nuk mund të zëvendësojë komunikimin real, atë të jeëts së vërtetë.

Top Channel