New Horizons “telefonon në shtëpi”, NASA regjistron të dhënat e para për Plutonin

15/07/2015 00:00

Sinjali nga anija kozmike 5 miliardë kilometra larg nga Toka, ka konfirmuar se sonda New Horizons e NASA-s ka arritur të mbijetojë, duke hyrë në histori për eksplorimin e Plutonit.

Sinjali ka ardhur përmes një “pjate gjigante” në Madrid, kryeqytetin e Spanjës, që është pjesë e rrjetit të antenave të komunikimit të NASA-s.

Mesazhit i është dashur katër orë e 25 minuta për të përshkruar 5 miliardë kilometra dhe t’u japë lajmin e mirë miliona njerëzve në mbarë botën, të cilët po prisnin në ankth të dhënat e para nga New Horizons.

Lajmi është konfirmuar nga drejtuesja e këtij misioni, Alice Bowman, që ka thënë se ndjehet shumë e emocionuar, ndërsa ka konfirmuar se të dhënat e para për Plutonin janë pranuar nga qendra e NASA-s.

Top Channel