Një makinë e gjitha e automatizuar, e zhvilluar nga një shoqëri në Perth të Australisë, mund të ndërtojë strukturën e tullave të një shtëpie në vetëm dy ditë. Roboti quhet Hadrian, në homazh të Valley of Adrian, ndërtesa e ngurtë e ndërtuar nga perandori Adrian gjatë kufirit mes provincës romake të Britanisë dhe Kaledonisë, Skocia e sotme.

Hadrian mund të vendosë 1000 tulla në orë, me potencialin për të ndërtuar 150 shtëpi në një vit. Ky është një avanazh i madh në ndërtimin e një shtëpie, që me dorën e njeriut do të kërkonte disa javë, thotë shpikësi i tij Marc Pivac, drejtor teknik i Fastbrick Robotics.

Një dizenjim tredimensional i kompjuterizuar i strukturës llogarit pozicionin e çdo tulle dhe përdor programin për të urdhëruar makinën të ngrejë, të presë, e të vendosë tullat duke përdorur një krah teleskopik prej 28 metrash. Maja e krahut ka llac për të ngjitur tullat.

Krijuesve të Hadrian i janë dashur plot 10 vite për ta përfunduar, me një kosto prej 5 milionë eurosh. Tashmë kompania e investimeve DMY Capital Ltd ka lajmëruar blerjene Fastbricks Robotics dhe nxjerrjen e Hadrian për shitje në masë.

Top Channel