Plutoni është më i madh se sa mendohej

14/07/2015 00:00

Misioni u përmbush. Sonda New Horizons e NASA ka arritur Plutonin, në kufijtë e sistemit tonë diellor, duke kaluar plot 12.500 km në sipërfaqen e planetit xhuxh. Ngjarja historike në eksplorimin e hapësirës është përshëndetur nga një duartrokitje e gjatë në qendrën e kontrollit të NASA-s.

Sinjali i parë pritet më 15 korrik
Pas kalimit sonda New Horizons ka hyrë në radio të heshtur, ‘e përqëndruar’ në mbledhjen e të dhënave, dhe vetëm në mbrëmje do të dërgojë sinjale për të thënë se gjithçka ka shkuar mirë. Sinjalit do ti duhen 4.5 orë për të përshkruar 5 miliardë kilometra që ndajnë Plutonin nga Toka, dhe siç pritet në Shqipëri do të jenë orët e para të 15 korrikut.

“Zemra e shkëlqyer” e Plutonit
Sonda ka fluturuar mbi planetin xhuxh duke sjellë një shenjë misterioze plot shkëlqim në formën e zemrës që kishte fotografuar dhe mbi të cilët duhet të hetojë natyrën.Vetëm në orët e fundit, për shkak të rrotullimit të planetit, shenja është drejtuar tërësisht rreth sondës.

Një arritje historike
Afrimi i New Horizons tek Plutoni është një arritje historike për eksplorimin e hapësirës, që vjen 50 vite pas fotos së parë të Marsit, të bërë nga sonda Mariner 4, më 15 korrik të 1965. Me vizitën në planetin xhuxh plotësohet kështu eksplorimi i planetëve të sistemit diellor.

Ulja në klasifikim i planetit xhuxh
Kur kishte nisur misioni New Horizons, në janar të 2006, Plutoni ishet ende planeti i nëntë në sistemin tonë, por disa muaj më vonë, më 24 gusht është deklasifikuar në një planet xhuxh nga Unioni Astronomik Ndërkombëtar. Në rrjetet sociale tashmë kërkohet që atij t’i jepet sërish statusi i planetit, duke patur parasysh se të dhënat e fundit të New Horizons thonë se ai është më i madh sa ishte parashikuar.

Entuziazmi i amatorëve
Nga Toka astronomët amatorë kanë nisur prej ditësh të bëjnë fotot të bukura. Kjo është një ngjarje e veçantë dhe e mrekullueshme për ta dhe për publikun, thonë ekspertët, pasi është hera e parë që një sondë viziton këtë vend në periferi të sistemit tonë diellor.

Misteret e Plutonit
Një nga misteret e para mbi të cilët duhet të hetojë sonda është struktura e shndritshme në fomë zemre dhe katër shenja të mëdha të errëta të vendosura në distancë të njëjtë nga njëra-tjetra. Strukturat janë të gjata sa ekuatori dhe mund të jenë rrafshnalta ose fusha. I takon New Horizons që ta zbulojë. Krahas Plutonit, sonda do t’i afrohet dhe hënës Caronte, të cilat bashkë formojnë një sistem binar.

Top Channel