Microsoft po punon për krijimin e gjashtë celularëve të rinj Lumia. Ky lajm qarkullon në Twitter, nëpërmjet profilit @evleaks, i njohur për lajmet e reja në botën e teknologjisë, ku thuhet se këto pajisje do të prezantohen së shpejti nga Microsoft.

Nuk ka të dhëna të tjera mbi specifikat teknike kryesore, por duket se këta smartphone të rinj janë të cilësisë së lartë. Kështu ata do të jenë në konkurrencë të fortë me telefonat iPhone të Apple dhe Galaxy të Samsung.

Kompania ka në plan të ulë shpenzimet, duke hequr dorë nga pajisjet e saj Windoës Phone. Njëkohësisht parashikohet të largohen nga puna rreth 7800 punonjës në të gjithë botën.

Mësohet se punonjësit e kompanisë morën një mesazh elektronik nga shefi ekzekutiv i Microsoft-it: “Ne po kalojmë nga strategjia për të rritur një biznes të pavarur telefonash tek strategjia për të krijuar dhe rritur një ekosistem Windows, duke përfshirë këtu edhe seritë e pajisjeve mobile”.

Top Channel