Rrjetet sociale po shkatërrojnë aktorët e rinj, thotë Michael Douglas, aktori me famë botërore, i cili prej disa vitesh po merret me talentet në Hollivud.

Në një intervistë për “The Independent”, aktori 70-vjeçar ka disa fjalë të zgjedhura për yjet e ardhshëm: ata duhet të largohen nga mediat sociale.

Aktorët e rinj amerikanë “po merren me pamjen e tyre” dhe po humbin role si aktorë në Britani dhe Australi, – ka thënë Douglas për gazetën britanike.

“Është e qartë. Kjo i prish në dy fronte. Në Britani, këta aktorë të rinj e marrin trajnimin e tyre seriozisht, ndërsa në SHBA ne po kalojmë përmes disa pamjeve që trajtohen në rrjetet sociale sesa në trajnimin formal. Disa aktorë kapen pas këtyre pamjeve dhe kjo do të ndikojë në të ardhmen e tyre”, ka shtuar Douglas.

Ndërkaq, aktori kërkon të zgjerojë rolin e tij si një zë udhëheqës në teknologjinë moderne.

Top Channel