Të mendosh transformimin e menjëhershëm, 20 vitet e Amazon.com peshojnë sa një epokë gjeologjike. E lançuar në vitin 1995 si një dyqan librash online nga hapësirat e ngushta të një garazhi në Siatëll, sot portali është një supermarket gjigant online, ndërkombëtar, ku mund të gjeni gjithçka.

Dhe për 20 vitet e ardhshme kompania e themeluar nga Jeff Bezos ka sfida të reja: që nga dorëzimi me dron tek shërbimet financiare.

Ditëlindja e Amazon.com është më 16 korrik, një vit nga data e regjistrimit të kompania, emri i parë i së cilës ishte Cadabra. Një sipërmarrës i ri, Jeff Bezos lançoi në atë kohë një faqe ku mund të blije libra, letra etj. Që në fillim mendoi të mblidhte një numër të vogël përdoruesish të teknologjisë. E në fakt, libri më i shitur i atij viti ishte një guidë se si të bëje një faqe në internet. Vetëm pas një viti, pavarësisht humbjeve ekonomike, projekti përfundoi në faqen e parë të “Wall Street Journal”, duke vendosur bazat për revolucionin e quajtur e-commerce.

Në vitin 1997, Bezos, tashmë milioner, hyri në bursë dhe vetëm një vit më pas, kompania u zgjerua përtej oqeanit me lançimin e Amazon UK. Krahas librit, këtë vit nisi edhe shitja e muzikës.

12 muaj pasi “TIME” e kurorëzoi Bezos si “njeriu i vitit”, përhapja masive e internetit në vitet 2000, nuk kurseu as Amazon. Kompania e kaloi këtë periudhë duke lançuar Marketplace, një vend ku mijëra ndërmarrje shisnin direkt produktet e tyre.

Në 20 vjet nuk kanë munguar as betejat ligjore. E fundit, ishte ajo më e vështira, dhe u mbyll nëntorin e kaluar me shtëpinë botuese “Hachette”, me një marrëveshje mbi çmimin e librave e-book.

Megjithatë, platforma përdoret nga miliona njerëz dhe nuk është çudi që Amazon të festojë këtë 20-vjetor me një ditë të dedikuar për e-commerce. Do të quhet Prime Day, me ulje marramendëse çmimesh, që do t’i ngjajë ndoshta të Premtes së Zezë, në SHBA.

Top Channel