OnePlus pritet që në fund të këtij muaji të prezantojë telefonin më të ri smart, OnePlus2, por blogjet teknologjike njoftojnë se kjo kompani është duke punuar për një tjetër version të këtij “celulari të mençur”.

Mendohet se në fund të këtij viti, në treg do të jetë edhe OnePlus 2 Mini, i cili do të jetë poshtë nivelit të telefonit të OnePlus 2, për shkak të karakteristikave më të dobëta.

Sipas shkrimeve të para, besohet se ekrani i këtij telefoni do të jetë HD me rezolucion prej 720 pikselë, për ndryshim nga OnePlus 2, i cili do të ketë ekran QHD.

Po ashtu, procesori do të jetë Snapdradon 820, për ndryshim nga OnePlus 2 që e ka Snapdragon 615. Njoftohet se edhe memoria RAM do të jetë më e pakët.

Kompania nuk ka njoftuar asgjë zyrtarisht në lidhje me këtë pajisje, dhe besohet se nuk do të zbulojë asgjë as në prezantimin e OnePlus 2, që pritet të mbahet më 27 korrik.

Top Channel