Krujë, policia asgjëson rreth 4 mijë rrënjë kanabis sativa, 2 të arrestuar

12/07/2015 00:00

Rreth 4 mijë rrënjë kanabis sativa, të mbjella në 40 parcela, janë asgjësuar nga Policia e Krujës gjatë ditës së diel.

Policia ka bërë të ditur se bimët narkotike janë zbuluar gjatë kontrollit në fshatin Bushnesh të Krujës, ku janë gjetur edhe 420 fidanë të vendosura në kubikë.

Forcat e policisë asgjësuan lëndën narkotike me djegie, ndërsa arritën të vënë në pranga edhe dy persona, Gëzim Myrta dhe Erjon Myrta, të cilët dyshohen si posedues të kanabisit. 

Top Channel