Pasi u hodh poshtë nga Twitter, Meerkat po integrohet gjithnjë e më shumë me Facebook. Aplikacioni për streaming, konkurrenti i Periscope, ka krijuar funksionin Cameo.

Qëllimi i tij është që të mirëpresë në “stream”-in e tij një tjetër përdorues për 60 sekonda. Për momentin ky funksion është vetëm për iOS, dhe nuk dihet nëse do të jetë i disponueshëm për Android.

Në sajë të integrimit të madh me Facebook, jo vetëm që mund të publikohen “stream”-et në rrjetin social, por përdoruesit mund edhe të përdorin pikërisht llogarinë e Facebook për t’u regjistruar në Meerkat. Në këtë mënyrë të gjithë miqtë tuaj bëhen ndjekës, por Meerkat nuk do të publikojë automatikisht në timeline njoftimet lidhur me komentet e spektatorëve.

Meerkat ka edhe një tjetër risi që quhet “Library”. Edhe pse në versionin Beta, përdoruesit tashmë mund të ruajnë video dhe të shfletojnë kronologjinë. Deri tani e vetmja mënyrë për të ruajtur ‘stream’-et ishte ti kopjoje offline nga memoria e smartphone.

Top Channel