Fjalëkalimi i emailit, i PayPal, të dhënat në Facebook, madje edhe një telefonatë private e regjistruar e gjitha. “Viktima” janë tre politikanë britanikë, të cilët i janë nënshtruar një eksperimenti të F-Secure.

Qëllimi i eksperimentit është të tregojë rreziqet që vijnë nga përdorimi i një wi-fi publik. Shoqëria e sigurisë informatike ka ngarkuar hakera “etikë” të hyjnë në pajisjet e tre politikanëve dhe të vjedhin të dhënat, teksa ishin të lidhur me wi-fi e hoteleve apo restoranteve.

Politikanët, të vetëdijshëm për eksperimentin, janë David Davis i Dhomës së Ulët, Lord Strasburger i Dhomës së Lartë dhe Mary Honeyball, europarlamentare.

Fillimisht atyre iu mor fjalëkalimi i Gmailit, dhe më pas identike, ajo e llogarisë së PayPal. Për të theksuar rrezikun, hakerat etikë të Mandalorian Security Services kanë redaktuar një email të destinuar për shtypin kombëtar, ku Davis lajmëronte defektet e partisë Ukip, duke e lënë në inbox-in e emailit të tij.

Në rastin e Lord Strasburger, një telefonatë nëpërmjet internetit (Voip) e bërë nga dhoma e një hoteli është regjistruar e gjitha, duke përdorur teknologjitë e disponueshme në internet, lehtësisht për t’u gjetur.

Në fund, Mary Honeyball, përgjegjëse e fushatës së BE-së, “We Love Wi- Fi” ishte duke lundruar në internet në një bar, kur hakerat i kanë dërguar një mesazh që, në pamje të parë dukej se vinte nga Facebook për të hyrë sërish në llogarinë e saj, pasi kishte mbaruar koha. Duke hyrë sërish hakerat morën të dhënat e saj.

Top Channel