Sistemi operativ iOS9 do të ketë një vend të veçantë për të ruajtur “screenshot” dhe selfie-t tuaja. Mesa duket, do të jenë të shkuara ditët kur dosja e fotove në celular është e mbushur me lloj-lloj fotosh, aksidentale apo të bezdisshme.

Tashmë telefoni do të gjurmojë automatikisht fotot që do të jenë të këtij lloji, duke i ndarë në folderë të ndryshëm, ku më pas mund t’i fshini apo t’i shpërndani.

Telefonët iPhone gjithashtu do të ruajnë disa foto në dosjet e tyre, si time-lapse, slo-mo, video. Të gjitha do të kenë albumet e tyre.

Telefoni do të vendosë për një foto apo selfie bazuar në mënyrën se si ato janë bërë, pa ndonjë teknologji specifike të njohjes së tyre. Google Photos po ashtu mund të njohë “screenshot”, selfie dhe lloje të tjera fotosh. Por Google Photos përdor një program të komplikuar kompjuteri që njeh përmbajtjen e fotos.

Ky tipar i ri i Apple është në iOS 9 Beta, që u është dërguar për momentin vetëm zhvilluesve. Versioni publik beta i iOS pritet të dalë shpejtë. iOS9 do të dalë në shtator, bashkë me iPhone e ardhshëm. Për këtë të fundit thuhet se do të ketë një flash dhe në kamerën e përparme, duke u dhënë mundësi njerëzve të bëjnë selfie dhe në errësirë.

Top Channel