Microsoft nuk mbetet prapa në sektorin e muzikës in streaming, që sapo e ka zbritur në fushë kompania Apple. Microsoft ka bërë të ditur emrat e rinj të aplikacioneve që do të vijnë bashkë me Windows 10, më 29 korrik.

Shërbimi Xbox Music do të bëhet Groove, ndërsa Xbox Video do të quhet Movies&Tv. Si konkurruesit e saj, Spotify, Apple dhe Google, me abonim mujor rreth 10 dollarë, Groove do të ketë një katalog me 40 milionë këngë.

Groove do të jetë aplikacioni për të dëgjuar muzikë në Windows10, nëpërmjet mausit apo tastierës, apo qoftë dhe në ekranët me prekje. Përdoruesit – shpjegon Microsoft në blogun e tij – mund të arkivojnë këngët e tyre në Cloud (me OneDrive), përfshirë edhe ato të blera në iTunes, për t’i dëgjuar në Windows, në web apo dhe në Xbox, iPhone dhe pajisjet Android.

Abonimi mujor do të jetë për të hyrë në katalogun muzikor, shkarkuar apo dëgjuar muzikë in streaming pa ndërprerje reklamash, të krijosh stacione radio të personalizuara në bazë të shijeve.

Ndërsa aplikacioni Movies&Tv shërben për të riprodhuar video personale dhe për të blerë apo për të marrë me qira filma ose emisione televizive.

Top Channel