Google ka hequr nga Play Store një aplikacion dashakeqës, që maskohej si një program mjaft popullor. BatteryBot Pro, aplikacioni i ligjshëm dhe jo ai fals, monitoron se sa energji shpenzon telefoni juaj.

Aplikacioni i rremë dërgonte mesazhe me tekst dhe i bllokonte njerëzit që ta fshinin, – thotë kompania e sigurisë Zscaler në blog. Një ekspert i sigurisë shtoi se njerëzit duhet të kontaktonin me prodhuesin e celularëve nëse e kishin shkarkuar këtë aplikacion.

“Aplikacionet dashakeqe në Google Play Store nuk janë të reja. Android është operatori i sistemit që është gjerësisht i instaluar në telefonë dhe është një bazë tërheqëse për sulmuesit. Por këto aplikacione që nuk mund të fshihen shfrytëzojnë konsumatorët që kanë jetën e tyre personale në telefonët e zgjuar”, thotë Rik Ferguson, zv. President për sigurinë në kërkime në Trend Micro.

Aplikacioni i vërtetë BatteryBot Pro është një aplikacion për Android që tregon të dhëna të detajuara për baterinë e telefonit smart të një përdoruesi. Si shumë aplikacione të tjerë, kur instalohet kërkon leje për të aksesuar funksionet e telefonit që i duhen për të punuar.

Versioni fals i aplikacionit kërkon të ketë akses dhe në komanda të tjera, përveç monitorimit të baterisë, ku përfshin dhe aftësinë për të dërguar mesazhe, për të instaluar aplikacione të tjera dhe të gjurmojë vendndodhjen e përdoruesit. Madje, ai kërkonte edhe privilegje administratori, duke mos i lejuar njerëzit të fshinin aplikacionin, derisa Google e hoqi nga Play Store.

Top Channel