Një aplikacion i ri që është duke u zhvilluar e bën telefonin tuaj të lëvizë kur jeni afër një vendi, ku gratë kanë bërë histori. Krijuesit e aplikacionit “Woman on the Map” (Gratë në hartë) janë të shqetësuar se femrat që kanë bërë arritje të dukshme nuk nderohen njësoj si burrat.

“Woman on the Map” do të përfshihet si pjesë e aplikacionit Google’s Field Trip, që tregon vendet me interes kur ju vizitoni një zonë të veçantë. Përdoruesit duhet të zgjedhin burimin e “Woman on the Map” pa aplikacionin e Google për të pasur njoftime.

Telefoni i tyre më pas do të dridhet kur të arrijnë në një vend të caktuar, ku femrat kanë bërë diçka të mrekullueshme dhe mund të lexojnë gjithçka për të dhe arritjet e saj.

Ky aplikacion ka si target femrat e moshave 13 deri në 22 vjeç anë e mbanë botës. Përshembull, nëse do të vizitoni qytetin Lyme Regis, në Dorset, dhe keni hyrë në këtë aplikacion, telefoni do t’ju njoftojë mbi punën e Mary Anning, e cila zbuloi fosilin e Plesiosaurus.

Aplikacioni deri tani përmban të dhëna për më shumë se 100 femra, me shpresën se do të ketë edhe më shumë. Lëvizja SPARK është krijuesja e këtij projekti. Ato janë një skuadër prej 30 femrash, të gjitha nën moshën 23 vjeç.

Top Channel