Ngjarjet që kanë përfshirë Greqinë nuk qëndrojnë as larg motorit të kërkimit në Google. Vendi është në qendër të debatit botëror, por edhe në gjysmën e parë të vendeve për të kaluar pushimet. Quhet Trendet Verore në Google (Google Summer Trends), klasifikimi i motorit të kërkimit mbi kërkimet kryesore verore në web.

Nga ato të 90 ditëve të fundit, Greqia shquhet për pushimet, edhe pse në orët e fundit ka një boom aktualiteti me kërkimet për lajme, referendumin dhe krizën. Pas Greqisë kërkimet dominohen nga Expo Milano.

Edhe dietat, si çdo verë, janë mjaft të kërkuara. Trendi i vitit 2015 është dieta Dukan, por janë edhe ato mesdhetare dhe të zonës. Në web kërkohen edhe kaloritë e ushqimeve, ku fitojnë frutat si qershia, banania, molla, shalqiri.

Në plazh, sipas klasifikimit kostumi i banjës më i përdorur do të jetë ai si minifund, por nuk ngelen pas as ato braziliane. Në valixhe do të jenë veshjet e verdha dhe jeshile.

Google jep edhe klasifikimin e objekteve të udhëtimit më të kërkuara, ku mbizotëron piastra dhe hidropulsori.

Top Channel